Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Vlorës.
Mësohet se burri ka vrarë me armë zjarri gruan dhe më pas ka tentuar të vrasë edhe veten duke prerë damarët.
Ngjarja sipas raportimeve të parak a ndodhur pranë komisariatit të Policisë rreth orës 12:20.
Banorët kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq mësohet se, burri është dërguar në spital në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra.
(real-news.tv)

