Vlorë/Aksidentohet efektivja e paraburgimit

auto_aksidenti_vlore1508081624.jpg

Foto ilustruese

Një aksident është shënuar këtë të hënë në rrugën e varrezave të Vlorës, ku për pasojë ka mbetur e  plagosur efektivja e paraburgimit Elmira Binaj.

Një efeketive e paraburgimit ka mbetur e plagosur pasi është aksidentuar në rrugën e varrezave në Vlorë.

Sipas informacioneve të para bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, ku drejtuesi i mjetit tipt “Benz”me targa Vl  8507 B është përplasur me një automjet tjetër “Toyota ” me targa AA 661 Tl .

Mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonte një shtetas nga Llakatundi me një shpejtësi tej normave të lejuara, duke qenë dhe në sens të kundërt, ka përplasur mjetin “Toyota”,  i cili ka qenë i ndaluar në momentin e aksidentit. Mjeti “Toyota” drejtohej nga efektivja e policisë së paraburgimit. Ajo ka mbetur e lënduar duke marrë disa plagë në këmbë, kraharor dhe shpatull. Ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën./real-news.tv/

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303