TË FUNDIT

Vlorë/ Hynë për të grabitur, policia kap në flagrancë dy të rinjtë

Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar i cili së bashku me një person tjetër të moshës 32-vjeç, kishin hyrë në një banesë në Divjakë për ta grabitur.

Në momentin kur ndodheshin brenda banesës, pronari, S.D ka njoftuar policinë, ku këta të fundit kanë bërë të mundur arrestimit në flagrancë të 20-vjeçarit M.J banues në Vlorë. Ndërsa grabitësi tjetër, B.A 32-vjeç ka mundur të arratiset, por është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Policia pak larg nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar edhe makinën  me të cilën autorët kanë tentuar që të largohen.

Ndërkohë po hetohet për të zbardhur ngjarjen e plotë dhe për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë grabitje.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat