Vlorë, kapet me 12 kg marijuanë, arrestohet 57 vjeçari

marijuana_1.jpg

Policia e Vlorës ka vënë në pranga shtetasin A.M., nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Në shtëpinë e 57 vjeçarit nga Dithasi, janë sekuestruar 12 kg lëndë narkotike cannabis sattiva.

“Pas kontrollit të ushtruar në këtë banesë, policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 12 kilogramë e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Menjëherë, policia ka vënë para përgjegjësisë penale duke arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, 57 vjeçari A. M”-, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303