fbpx

Vodhën shumën e madhe, 3 autorët fshiheshin në kanal, Policia shpall në kërkim të katërtin

vlor.jpg

Policia e Beratit ka arrestuar sot tre të rinj, të cilët akuzohen për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash në dy banesa.

Në pranga kanë rënë shtetasit F. J., S. S. dhe K. M., si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A. L., të katërt banues në Vlorë.

Sipas policisë, grupi i hajdutëve kanë vjedhur dy banesa në Berat, duke marrë një shumë të madhe parash, dhe më pas janë fshehur në një kanal.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni “Drenovica”.

Reagimi i shpejtë i Shërbimeve të Policisë vë në pranga tre persona të cilët vodhën në dy banesa një shumë të konsiderueshme parash. Shpallet në kërkim autori i katërt që mundi të largohej.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në kuadër të operacionit “Drenovica”,  arrestuan në flagrancë shtetasit:

F.J., 23 vjeç,

 

S.S, 33 vjeç,

K.M, 25 vjeç, si dhe u shpallë në kërkim shtetasi A.L, 26 vjeç, të katërt banues në Vlorë.

Këta shtetas gjatë natës, kanë vjedhur në banesat e shtetasve U.V dhe R.V banues në fshatin Drenovicë, Berat, një shumë të konsiderueshme parash por janë konstatuar nga pronarët e banesës, të cilët kanë njoftuar menjëherë  policinë.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë Rrugore, të cilët pas marrjes se njoftimit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të lartpërmendur të cilët ishin fshehur në një kanal.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprat penale “Vjedhja, në bashkëpunim”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303