Vranë kushëririn pas sherrit për tokat, arrestohen autorët, një në kërkim

DF4C30DD-CF9C-4E7C-9A1B-402F5E402A1A.jpeg

Dy nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjes janë vënë në prangat e policisë. Në pranga janë vënë Afrim Hasalla 42-vjeç dhe M. H., 20 vjeç, ndërkohë vijon puna për kapjen e Kastriot Hasallës.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Konflikti për pronën ka bërë që dy vëllezërit, Kastriot dhe Afrim Hasalla, 31 dhe 33-vjeç të qëllojnë me armë gjahu, çifte mbi xhaxhanë dhe tre djemtë e tij, Shuaip Hasalla 65-vjeç dhe Romeo, Emiljano dhe Laert Hasalla.

Nga të shtënat ka gjetur vdekjen Romeo Hasalla, ndërsa kanë mbetur të plagosur, babai i tij dhe dy vëllezërit e tjerë. Aktualisht të plagosurit ndodhen në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Dy familjet janë kushërinj me njëri tjetrin dhe konfliktin për tokën e kanë pasur prej vitesh.

Disa dite me parë janë konfliktuar verbalisht ndërsa mëngjesin e sotëm situata ka marrë përmasa tragjike. Viktima Romeo Hasalla baba i dy fëmijëve të mitur kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Greqia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303