TË FUNDIT

Vrasja e biznesmenit me 6 plumba në Vlorë, zbardhen detaje të reja

Një ngjarje e rëndë ndodhi vetëm 3 ditë më parë në qytetin e Vlorës, ku u ekzekutua në lokalin e tij biznesmeni Arben Beqiraj.

Të plagosur mbetën djali i tij, nipi dhe një tjetër person.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme një tjetër pistë hetimi është ngritur nga ekspertët që kanë marrë në shqyrtim rastin.

Thuhet se autori i krimit Eduart Xhezo ka qenë i shpallur në kërkim nga policia tentoi të trafikonte gati 8 muaj më parë 1.3 ton kanabis drejt Italisë.

Në janar të 2019 ai po transportonte sasinë e drogës drejt Italisë bashkë me një 39-vjeçar me gomone.

Më tej thuhet se Eduart Xhezo ka tentuar të vrasë 3 persona rreth vitit 2005.

Xhezo ka pasur probleme të mëdha me ligjin në të shkuarën e tij.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat