fbpx

Vrasja e Eglantina Bucit, flet vëllai i akuzuar: Motra ime nuk do të rrinte në ferra që ta hanin derrat dhe qentë

video.jpg

Në emisionin Uniko ka folur nga qelia Shkëlzen Buci, i akuzuar për vrasjen e motrës së tij Eglantina Buci ku ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ai ka deklaruar se faktet janë manipuluar nga dëshmitari i penduar i drejtësisë Miklar Tola, që dikur ka qenë edhe shoku i tij.

Çfarë lidhje keni ju drejtpërdrejt me vrasjen e Eglantinës?

Për mua kjo ka qenë një akuzë shumë e rëndë dhe një diçka përtej çdo limiti njerëzor dhe përtej çdo mendje djallëzore. Dora gjakatare e narkomanit Miklar Tolës…. duke manipuluar dhe ndryshuar faktet që ndodhen në dosje, dizinformimin e opinionit publik duke ndryshuar autorësinë e krimit sepse këtu në vendin tonë nuk lexohen provat dhe faktet sipas realitetit, por sipas forcës dhe influencës së individid.

Kush janë provat në rastin tuaj?

Të gjitha ato çfarë thuhen në dosje, të gjitha ato çfarë ai ka bërë publike dhe çfarë ai ka shkruar në dosje që nuk kanë rakordim me njëra-tjetrën, unë e sfidoj publikisht z.Miklar Tola dhe gjithë personat që fshihen pas kësaj çështje, që në seancat gjyqësore dhe më tej dua të gjithë dëshmitarët që përmenden në ngjarje, të gjitha çka ai i trillon nga fillimi deri në fund në lidhje me çështjen dhe ekzekutimin e kësaj vepre makabre penale. Ime motër është larguar nga banesa në vitin 2008.

Dhe ka parë jetën e vetë në mënyrë siç ajo e ka zgjedhur vetë, formën dhe përmbajtjen e jetes së vetë. Unë jam askushi për t’ia diktuar as në atë kohë, as sot dhe as kurrë. Nuk mundet kurrën e kurrës për çfarëdo lloj arsyeje, çfarëdo lloj krimi, për çfarëdo lloj që të ketë bërë personi i familjes, minimalisht deklaroj publikisht motrën time nuk do e lija në ferra që ta hanin derrat edhe qentë e Malit me Gropa. Gjënë më minimale, sikur të isha superkrimineli i kriminelëve, motra ime nuk do të rrinte në ferra që ta hanin derrat dhe qentë. Por minimalisht një varrim do t’ia kisha bërë.

Në Shtator 2020 policia zbardhi krimin e rëndë të vrasjes së Eglantina Bucit, e cila ishte groposur në Malin me Gropa. Shkëlzën Buci, vëllai i saj, akuzohet si vrasësi direkt, ndërsa babai i vajzës, Faik Buci është gjithashtu i arrestuar dhe akuzohet se ka porositur vrasjen e së bijës.

Eglantina është vrarë në periudhën 2011-2012, por vetëm në Shtator 2020 u arrit që të provohej se mbetjet kockore të gjetura në mal i përkisnin asaj.

Shkëlzëni thotë se nuk ka qenë dakord me zgjedhjet e motrës së tij kur ajo u largua nga banesa të paktën 11 vite më parë. Por kjo gjë, tregon Shkëlzeni, nuk do të thotë që ai të ketë gisht në vrasjen e motrës së tij.

Spartak Koka: Kur është takimi juaj i fundit? E mban mend takimin e fundit me Eglantinën?

Shkëlzen Buci: Unë nuk kam kryer takim të fundit me Eglantinën, unë nuk jam takuar personalisht por në komisariatin Nr.5, por nuk jam takuar personalisht me Eglantinë.

Spartak Koka: Çfarë marrëdhënie kishit ju vëlla e motër me njëri-tjetrin?

Shkëlzen Buci: Marrëdhëniet i kemi pasur jashtëzakonisht shumë të mira deri tek fakti kur ajo u largua nga shtëpia. Nuk mund të them që isha i kënaqur me zgjedhjen e saj, por kjo kurrsesi nuk mund të më bëjë mua një lloj killeri në atë lloj forme, as në ëndrrat më të frikshme nuk e kam imagjinuar, as menduar që një njeri sado përbindësh të jetë nuk mund të arrijë në atë lloj grade. Të thashë, nuk mund të jem naiv që të them po unë kam qenë dakord me zgjedhjet e asaj, s’e kam pëlqyer si çdo vëlla.

Spartak Koka: E keni dhunuar ju atë? E keni kërcënuar për zgjedhjen që kishte bërë?

Shkëlzën Buci: Kurrë në jetë, jo atë po askënd.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303