TË FUNDIT

Vrasja e ish-policit, rrëfehet Blendi Teta: Nuk jam kërcënuar, ndihem i sigurt në burg

I arrestuar për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ku mbeti i vrarë Santiago Malko, Blendi Teta në një prononcim,  ka mohuar se është kërcënuar.

Pas lajmit se Teta ishte kërcënuar përmes një letre, Teta është shprehur se ndihet i sigurt në burgun e Fushë-Krujës, ndërsa ka mohuar se ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk ka arsye pse të qëndrojë në burg.

“Në të vërtet nuk jam kërcënuar nga asnjë person. Familjarët e mijë dhe të gjithë Shqipëria e dinë se kush jam unë dhe sa lidhje kam unë me këtë ngjarje.

Ndihem shumë i sigurt në burgun e Fushë-Krujës dhe nuk kam marrë asnjë kërcënim pas nuk kam lidhje me këtë ngjarje.

Unë nuk i njoh vrasësit e ngjarjes. Kam zbritur aty ku ka ndodhur ngjarja, kam marrë një taksi dhe kam ikur në shtëpi. Janë tabulatet e mija që kam qenë duke folur me familjarët e mijë. Nuk kam lidhje dhe nuk kam pasur lidhje fare me ngjarjen. Santiago Malkon nuk e kam njohur asnjëherë. Unë jam këtu me akuzën moskallëzim krimi, por unë nuk di çfarë krimi të tregojë ku nuk kam parë asnjë krim. Nuk ndihem i rrezikuar”, tha Teta.

39-vjeçari u arrestua nga Policia e Tiranës pak ditë pas ngjarjes, me akuzën moskallëzim krimi, pasi policia dyshon se ai ka qenë në dijeni për vrasjen e ish-efektivit dhe nuk ka raportuar për ngjarjen.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat