fbpx

Vrasja e nënkomisarit Hoxha, Policia e Shtetit ‘blindon’ Lezhën, kontrolle në pikat kyçe të qytetit

AFAC64DE-F3FE-4EF0-A9E1-7E7ACDF1634B.png

Policia e Shtetit ka dërguar forca të shumta policie në qytetin e Lezhë. Kur kanë kaluar dy ditë nga vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha, policia ka ‘blinduar’ qytetin gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Konkretisht, efektivët e forcave të rendit dhe të Policisë Rrugore janë ndarë në zona kyçe të qytetit, mes tyre edhe në zonën e Ishull Lezhës, ku ndodhi dhe krimi i rëndë, autori i të cilit, Aldi Rama është i vdekur gjithashtu.

Mësohet se uniformat e shtetit po ushtrojnë kontrolle edhe në makina ku dyshohet se mund të ndodhen persona të dyshimtë. Saimir Hoxha u vra paraditen e 29 shtatorit nga Aldi Rama teksa zhvillonte një operacion anti-kanabis në Lezhë. Më pas, 21-vjeçari qëlloi veten dhe ndërroi jetë në spital. Nënkomisari Hoxha është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’, duke iu shtuar listës së efektivëve të rënë në krye të detyrës.
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303