TË FUNDIT

Vrasja në Durrës, gjendet një makinë e djegur, ja dyshimet

Detaje të tjera tronditëse kanë dalë nga vrasja e 40-vjeçarit, Feriz Bardhi sot në Durrës.

Bëhet me dije se është gjetur një makinë e djegur në Fushë-Krujë, pikërisht te Ura e Gjolës.

Ekspertët dhe autoritetet dyshojnë se makina tip “Mercedes Benz 220” është përdorur nga autorët që ekzekutuan Bardhin te dera e shtëpisë.

Raportohet se viktima kishte një të shkuar të errët, ku në vitin 2012 kishte transportuar kokainë.

Gjithashtu, brenda makinës është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat