Gazetari Artan Hoxha, zbuloi disa detaje të reja në lidhje me vrajen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali në Shkodër.
Hoxha tregoi se situata në qytet është e rëndë, ndërsa tani sulmet nuk janë orientuar drejt anëtarëve të banadave por edhe familjarëve të tyre.
Ai tha se ndaj dy vëllezërve, pasi u qëllua nga distanca, autori është afruar dhe i ka qëlluar në kokë. Gazetari u shpreh se pavarësisht situatës, policia është në dijeni të autorëve të këtyre vrasjeve, por ende nuk ndërhyn.
“Bilanci i tre ngjarjeve të fundit, Ferracakut dhe dy vëllezërit Bilali nuk janë të përfshirë në ngjarje kriminale. Tek ngjarja e fundit, vëllezërit nuk ishin pjesëtarë të grupeve kriminale. Fakti që autorët kanë përzgjedhur të godasin dy vëllezërit, janë përdorur një automatik dhe një pistoletë TT dhe një pistoletë që ka qenë e Astrit Bilalit. Pasi janë qëlluar, autori iu është afruar dhe i ka qëlluar në kokë. Edhe tek Arjan Ferracaku e ka goditur nga distanca dhe i ka shkuar nga afër dhe e ka qëlluar në kokë”,- tha gazetari.

