Një ngjarje e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në Memaliaj, ku Skënder Hoxha vrau bashkëshorten e tij me levë.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme autori është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku edhe i është dhënë masa ‘arrest me burg’.
Nga ana tjetër, Hoxha ka shprehur pendesë për vrasjen, por ka thënë edhe se gruaja e tij e tradhtonte.
‘Nuk doja ta vrisja por ajo më tradhtonte. Sa hyra unë në shtëpi i dashuri i saj u hodh nga dritarja’, tha ai.
Hoxha rrezikon dënim të përjetshëm për vrasjen e Antoneta Hoxhës, bashkëshortes së tij 53-vjeçare./real-news.tv

