Vrau gruan, del para gjykatës gardisti

Në Gjykatën për Krime të Rënda ka nisur seanca gjyqësore për gardistin Alekt Arapin, i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij me armën e shërbimit.

Prokurori i Besnik Muçi ka kërkuar që seanca gjyqësore të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Mëngjesin e 12 janarit, në lagjen Allias të Tiranës, 44 vjeçari Alket Arapi, punonjes i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36 vjeçe Ervilma Seferaj. Kanë qenë banorët e pallatit që kanë sinjalizuar policinë për ngjarjen. Menjëherë pas kësaj kanë mbërritur efektivët e komisariatit katër të cilët e kanë ndaluar brenda banesës 44-vjeçarin. Ndërsa mësohet se ai nuk ka bërë asnjë rezistencë në momentin kur është ndërhyrë. Çifti kishte dhe një fëmijë 3 vjeçar, e cila është gjendur në dhomë ngjitur me ambientin ku ishte kryer krimi. Dyshimi i ngritur nga hetuesit është konflikti i çastit, por nuk është përjashtuar as xhelozia. Gjithashtu, mësohet se Arapi ka shprehur dyshime dhe në  dëshminë e dhënë në komisariat./real-news.tv/