TË FUNDIT

Vrau gruan në sy të djalit, dalin detajet shokuese për Ardian Kukën

Ka dalë rezultati i ekspertizës mjeko ligjore të Ardian Kukës, i cili u gjend i vdekur në bregdetin e Sektorit Rinia pasi kishte vrarë me thikë bashkëshorten e tij Azbije Kuka.

Sipas mjekëve autori është mbytur me vullnetin e tij në det dhe më pas dallgët e kanë nxjerrë në breg.

Sipas mjekëve ai vuante nga skizofrenia, dhe kjo mund të ketë qenë dhe një nga shkaqet e krimit të dyfishtë.

Ai është futur në det dhe ka pirë ujë me shumicë derisa ka humbur ndjenjat dhe është mbytur. Është një rast që e njeh mjekësia ligjore dhe që është hasur edhe në raste të tjera ndonëse të rralla.

Kur është gjetur në bregdet ai ka qenë shumë i fryrë dhe në stomak ju gjetën disa litra ujë deti konfirmon ekspertiza mjekoligjore.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat