Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Pukë, ku 25-vjeçari i quajtur Enderis Dodaj vrau nga pakujdesia mikun dhe kolegun e tij të punës.
Ngjarja ndodhi pranë hidrocentralit ku dy djemtë punonin në qytetin e Pukës.
Ndërkohë, ditën e sotme Gjykata ka lënë në burg autorin e ngjarjes, ku burime nga grupi hetimor theksojnë se vrasja ka ndodhur totalisht nga pakujdesia e Dodaj.
“Dyshohet se aksidentalisht ai ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë shtetasin P.B. ne prani të disa punonjësve të tjerë, qe po pushonin ne te njejtin ambjent”, thekson policia e Shkodrës./real-news.tv

