Ditën e djeshme, një 31-vjeçar vrau veten vetëm disa minuta pas një sherri me familjarët e gruas.
Mësohet se viktima Arjan Hoxha e ka paralajmëruar bashkëshorten e tij duke i thënë se do të vrasë veten.
‘Nuk do t’më shohësh më të gjallë, do të vras veten’, ka thënë ai.
Bëhet me dije se bashkëshortja e Arjan Hoxhës jetonte me familjen e saj, pasi burri e kishte dhunuar disa herë.
Ai kishte shkuar ta kërkonte me armë në brez që të kthehej, por aty është konfliktuar me vjehrrën.
Menjëherë, Arjan Hoxha ka dalë nga banesa e gruas ku ka vrarë veten 300 m larg shtëpisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Plan i Bardhë në Klos./real-news.tv

