20.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

Vritet efektivi i policisë në Fier, identifikohet edhe autori. RENEA niset me urgjencë

spot_img

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Baltëz të Fierit, ku nga ngjarja efektivi i forcave “Shqiponja” ne Fier Novruz Cenalia ka mbetur i vrare.

Ndërkaq mësohet se polici që ka humbur jetën në Fier nuk ka qenë në detyrë, ndërsa autorët janë larguar me një makinë ngjyrë blu.

Burime jo zyrtare bejne me dije se viktima është me origjinë nga Tropoja, ndersa policia ka dalë me një reagim zyrtar.

Nevruz Cenalia, ishte bere pjese e policise se Shtetit ne vitin 2018 duke u vene ne sherbim te Drejtorises se Policise Qarkut Fier.

Reagimi i Policisë

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat