Një shqiptar është dhunuar dhe më pas është vrarë me armë zjarri në shtetin e Spanjës. Mësohet se trupi i viktimës është gjetur dje në qytetin e Mursisë.
Menjëherë mbërriti policia, të cilët dërguan trupin e pajetë të shqiptarit për tu bërë ekspertiza. Raportohet se në trupin e shqiptarit janë gjetur shenja dhune dhe më pas e kanë ekzekutuar me plumb në kokë.
Trupi i tij u gjet pranë disa mbeturinave në lumin Guadalentin në shtetin e Spanjës.
Që prej të hënës, shqiptari rezultonte i zhdukur.
Ende nuk dihet shkaku i vrasjes së shqiptarit, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./real-news.tv

