fbpx

Vritet shqiptari në mes të Britanisë së Madhe, arrestohen dy italianë

vrasja-528x450.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën.

Bëhet me dije se viktimë mbeti 21-vjeçari Serxhio Marku, i cili u gjet fillimisht i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital.

“Serxhio, 21 vjeç, u gjet i plagosur rëndë kur policët hynë me forcë në një banesë në Rrugën Stafford në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (11 shtator). Ai kishte pësuar lëndime të rënda dhe u dërgua në Spitalin e Qarkut Royal Sussex, ku u konstatua më pas se kishte vdekur. Hetuesit tani po përpiqen të zbulojnë si përfundoi në banesë dhe lëvizjet e tij në para vrasjes, deklaron policia”.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë dy italianë, të cilët vranë të riun.

Francesco Dagostino, 44 vjeç, rezident në Stafford Road, Brighton dhe Giuseppe Petriccione, 45 vjeç janë dy të arrestuarit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303