Mjeku popullor Ylli Merja ka treguar kurën për të gjithë personat që vuajnë nga gastriti. Duhet ditur fillimisht se personat që vuajnë nga gastriti, të eliminojnë disa ushqime që kanë përmbatje të lartë aciditeti.
Zgjidhja fillon që në shtëpi, heqim të gjitha produktet që janë të tharta, acidet, turshitë, frutat e papjekur mirë, medikamentet farmaceutike.
Arra e vogël e papjekur jeshile që përmban jodë, i cili rikuperon muret e stomakut. Vaji i lules së basanit, është një rigjeneruese e mrekullueshme e saj, ka pak vaj eterik që nxisin rigjenerimin e mukozave të stomakut. Mëllaga e zezë ndihmon shumë në rigjenerimin dhe mendra e butë si çaj. Të dyja sëbashku qetësojnë muret e stomakut, dy tre gota në ditë. 1 lugë gliko arre mund të merret esëll në mëngjes, para buke.

