TË FUNDIT

Vuçiç i kërkon ndihmë kancelares Merkel për heqjen e taksës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka thënë se është e domosdoshme që autoritetet në Prishtinë të heqin taksën ndaj mallrave serbe në mënyrë që të tejkalohet bllokada në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiç i ka kërkuar kancelares gjermane të ndihmojë në vazhdimin e qarkullimit të lirë të mallrave dhe të tregtisë.

Mediat serber raportojnë se  presidenti Vuçiç ka folur me kancelaren Merkel lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në rajon, por kryesisht lidhur me bllokimin në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Në komunikatën e lëshuar nga zyra e Presidentit serb, thuhet se presidenti Vuçiç në një bisedë të gjatë dhe miqësore, theksoi se Serbia është plotësisht e angazhuar për dialog, i cili është duke u ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me synimin të arritjes së një zgjidhje kompromisi të pranueshme për të dyja palët, e cila do të siguronte stabilitet në rajon dhe falënderoi Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron për nismën që me takimin në Berlin, respektivisht në Paris, të mbështesin këtë proces.

Ai, megjithatë, përsëriti qëndrimin se për tejkalimin e bllokimit në dialog është e domosdoshme që Prishtina të heqë taksën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi dhe i ka kërkuar sërish ndihmë kancelares Merkel në vazhdimin e qarkullimit të lirë të mallrave dhe të tregtisë.

Presidenti Vuçiç theksoi se Serbia do të mbetet e përkushtuar në politikën e saj të paqes dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe falënderoi kancelaren Merkel që me fillimin e procesit të Berlinit ka kontribuar dukshëm në stabilitetin e rajonit./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat