fbpx

Vuçiç: Ndërkombëtarët t’i bëjnë thirrje Prishtinës për heqjen e taksës

vucic-2-3.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar sot me drejtorin e përgjithshëm për çështje politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Richard Moore, me të cilin ka diskutuar për taksën për mallrat e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës që i ka vënë qeveria e Kosovës, si dhe për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vuçiç tha se shpreson që bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë t’i bëjë thirrje Prishtinës për heqjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ku sipas tij nëse një gjë e tillë arrihet, atëherë Serbia do të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Prishtinën.

Sipas mediave serbe, presidenti serb e ka njoftuar drejtorin e përgjithshëm, me atë që ai pretendon se si Prishtina nuk e ka përmbushur asnjë obligim të vetëm të arritur nga marrëveshja e Brukselit siç është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Vënia e taksës dhe votimi i Platformës në Kuvendin e Kosovës është dëshmia më e mirë që Prishtina nuk është duke menduar për dialogun, por për zgjidhjet që do të mund ta destabilizonin tërë rajonin”, ka deklaruar Vuçiç./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303