Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti serb, Aleksander Vuçiç, është fokusuar në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kreu i shtetit serb ka thënë se problemi me Kosovën po i shkakton Serbisë edhe probleme ekonomike, dhe është zotuar të vijojë bisedimet për të gjetur një zgjidhje pavarësisht pengesave.
Sipas tij, një zgjidhje ideale duhet të jetë e tillë ku asnjëra palë nuk merr gjithçka por merr mjaftueshëm, duke thënë se askush tjetër nuk e dëshiron më së shumti një zgjidhje se sa Serbia për shkak të stabilitetit.
Në lidhje me negociatat me Kosovën, Vuçiç ka cituar ish-presidentin amerikan John F.Kenedy i cili ka thënë se nuk mund të negociohet me njerëz që thonë se “ çfarë është e imja është imja dhe çfarë është e jotja është e negociueshme”.
Sipas Vuçiç, marrëveshjen e Brukselit e nënshkruar në vitin 2013 është përmbushur plotësisht vetëm Serbia.
Duke folur për taksën që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe, duke thënë se që nga 21 nëntori i vitit 2018 e deri më 21 gusht 2019, Serbia ka humbur 350 milionë euro.
Prandaj sipas tij është e nevojshme që në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ketë prezencë edhe të Kombeve të Bashkuara, duke përmendur UNMIK-un, pasi sipas tij duhet një garanci dhe siguri për serbët që jetojnë në Kosovë.
“Pavarësisht të gjithave unë besoj se marrëveshja ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është e një rëndësie të madhe për stabilitetin e rajonit. Ne po i vazhdojmë përpjekjet për një zgjidhje, ndryshe pse do të ndërtonim autostradën Nish-Prishtinë. Serbia gjithmonë ka qenë kryqëzim i shumë rrugëve”, ka thënë ndër të tjera Vuçiç.

