35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Vuçiç paralajmëron njohjen e Kosovës

spot_img

Në një intervistë të dhënë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka lënë të kuptohet se nuk e përjashton mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë sipas tij për tu arritur kjo Beogradi duhet të fitojë diçka si kundërshpërblim. Duke folur për ndryshimin e kufijve Vuçiç tha se është një temë kontraverse, pasi që nuk i njohin të gjithë kufijtë e njëjtë, varësisht nga ajo nëse e kanë njohur Kosovën ose jo.

“Para së gjithash ekziston mundësia për kompromis. Nuk mund ta njohim Kosovën, e të mos fitojmë diçka nga pala tjetër. Për dallim nga liderët e Kosovës të cilët çdo ditë po i mashtrojnë qytetarët e tyre me premtime jo reale, se Prishtina do të fitojë gjithçka e Beogradi asgjë, detyrë e imja është që serbëve t’ua shpjegoj kuptimin e kompromisit me Kosovën, i cili nuk përbën as fitore as humbje. Fitore për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë tutje Vuçiç. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat