Pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, që “nuk duhet fajësuar vetëm Prishtina”, për marrëdhënien e dobët ndërmjet dy shteteve, ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ai është shprehur se ndihet i çuditur nga deklarata e Scott. “Unë jam i habitur nga deklarata e Scott. Ndalu, burrë. Ata thonë se ndajmë fajin. Thuaj, çfarë është faji ynë?”, ka thënë Vuçiç, sipas asaj që raportojnë mediat serbe. /real-news.tv/

