TË FUNDIT

Vuçiç takon kryeministrin grek, i kërkon të mos e njohin Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është takuar me kryeministrin e ri grek, Kyriakos Mitsotakis, në Nju Jork ku ndodhen për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në njoftimin e shpërndarë nga presidenca serbe thuhet se,Vuçiç ka kërkuar nga kryeministri grek që të mos ndryshojë qëndrim sa i përket pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ai e ka njohur Mitsotakis edhe mbi situatën e krijuar midis Beogradit dhe Prishtinës pas vendimit të autoriteteve kosovare për të caktuar një taksë 100% për produktet serbe.

Presidenti serb e ka konsideruar jetik për vendin e tij pozicionin e Greqisë për të mos e njohur Republikën e Kosovës.

Kryeministri grek ka theksuar se mbështet dialogun Prishtinë-Beograd, por vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket pavarësisë.

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende Kosovën.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat