Vuçiç: Të gatshëm për dialog kur të shfuqizohet taksa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas takimit që pati me kryediplomaten evropiane,  Federica Mogherini tha se Serbia është e gatshme “, që nesër” për të vazhduar dialogun pasi Prishtina të shfuqizojë taksën.

Çfarëdo që të ndodhë sot në Berlin, në të ardhmen ne me siguri do të duhet të flasim për shkak se çdo problem duhet të zgjidhet me bisedime, tha ai kur u pyet nga gazetarët se sa realist është samiti i sotëm është fillimi i fundit të dialogut të Brukselit.

Vuçiç thotë se nuk ka shpresa të mëdha nga samiti i sotëm në Berlin

“Unë pres që të shkëmbehen pikëpamjet në një mënyrë serioze dhe të përgjegjshme,” tha ai./real-news.tv/