fbpx

Whitney Huston lesbike? Pse diva e muzikës e mbajti të fshehë? Libri që zbulon të pathënat për legjendën e pop-soul-it

hus.jpg

Një libër i shkruar nga Gerrick Kennedy thekson se Whitney Huston ishte lesbike dhe këtë gjë shumë pak njerëz e dinin, pasi këngëtarja e ruante të fshehtë orientimin e saj seksual.

Në librin e titulluar “A nuk i kishim pothuajse të gjitha: Në mbrojtje të Whitney Houston”, i botuar të martën, autori Gerrick Kennedy shkruan se Whintey e fshehu orientimin e saj seksual dhe shumë aspekte të karakterit të saj për shkak të “rregullave” të rrepta të edukimit fetar që kishte marrë që e vogël.

Whitney e mbajti orientimin e saj seksual e saj të fshehur nga publiku, sepse ajo ndihej e detyruar të përputhej me edukimin e saj të rreptë fetar, dhe e bëri këtë deri në vdekjen e saj tragjike 10 vjet më pare”, shkroi Kennedy në librin e tij.

Ai shkruan se Huston ishte “nën hijen” e nënës së saj, Sisi-t, e cila ishte një anëtare e devotshme e Kishës Baptiste të Shpresës së Neëarkut dhe një anëtare e klanit të këndimit të ungjillit me Motrat Dinkards.

“Edhe si një vajzë e vogël, Whitney ndihej ndryshe. Ajo ishte një vogëlushe dhe nuk e kishte dëshirën për të veshur rrobat e hapura dhe shiritat e flokëve të zgjedhur nga nëna e saj. Ajo preferonte xhinse, bluza dhe pista vrapimi me dy vëllezërit e saj më të mëdhenj, Gary dhe Michael.”, shkruan ndër të tjera autori.

Sipas Kennedy në verën e vitit 1980, kur ajo ishte 17 vjeçe u njoh me 19-vjeçaren Robyn Crawford, kur punonin në qendrën komunitare East Orange Community Center në New York. Whitney e Robyn ishin të lidhura ngushtë aq sa kalonin kufijte tradicionalë të miqësise. Ato shkonin bashkë në plazh dhe në klube homoseksualësh në New Jersey. Libri thotë se Robyn e çonte Whitney me makinë në baret ku duhet të këndonte.

Më vonë edhe Robyn Crawford shkroi për marrëdhënien e saj me Whitney Houston ku tha: Ishim shoqe, ishim të dashura, ishin gjithçka për njëra-tjetrën.

“Ishte e lirë dhe e ndershme, e dashur dhe e butë. Ne të dyja donim të preknim dhe eksploronim njëra-tjetrën, dhe e bëmë derisa ramë të flinim në krahët e njëra-tjetrës “ shkroi Robyn në kujtimet e saj të vitit 2019, “A Song For You: My Life With Whitney Houston”, pas dekadash heshtjeje.

“Ata ishin partnere në një kuptim tradicional, por kurrë nuk patën një bisedë të vërtetë për emrat- lezbike, gay, biseksual, e dashur. Në të njëjtën verë të vitit 1980, ajp mori një apartament së bashku dhe Whitney premtoi se do ta merrte Robin kudo që të shkonte “ shkruan Kennedy.

Në dhomën e ndenjes në shtëpinë ku rrinin, po atë vit, Whitney dhe Robyn u puthën.

“Buzët e tyre u takuan, të lidhura nga të gjitha të pathënat mes të dyjave. Ajo puthje e parë ishte e gjatë, e ngrohtë si mjaltë”, shton Kennedy.

Por kur thashethemet se e bija e saj shoqërohet me një vajzë, mamaja e Whiteny pati një krizë dhe i ndaloi dyshen të ecin pranë njëra-tjetrës në publik.

Megjthate, ishte Roby ajo që shkoi te nëna e saj, Cissy e shqetësuar për varësinë e Whitneyt nga kokaina në vitet ’80.

Më 11 shkurt 2012, në moshën 48-vjeçare, ylli u gjet në një vaskë të mbushur me ujë në hotelin Beverly Hilton.

wit wit 1 wit 2 wit 3
<
>

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303