fbpx

“Ylli i mirë…’/ Dhembje dhe lot për Kombëtaren shqiptare, përcillet në banesën e fundit Fizioterapisti Mihali

duka.jpg

Përcillet për në banesën e fundit fizioterapisti i Kombëtares Shqiptare, Ylli Mihali, i cili u nda nga jeta pas komplikimeve nga COVID.

Duke nisur nga 10:00, në mjediset e stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet janë bërë homazhe në nderim Ylli Mihalit, njeriut të dashur për të gjithë sportistët, i cili në asgjë rast nuk e kurseu veten për t’i shërbyer të tjerëve.

Në këtë mjedis, për të kujtuar dhe nderuar një figure të tillë, bënë homazhe mjaft futbollistë të Kombëtares dhe të Tiranës, trajnerë dhe kuadro të sportit, gazetarë, por edhe miq të tij dhe njerëz, të cilët e kanë njohur nga të ndjerin Ylli Mihali.

Në këtë ceremoni homazhi ishte edhe Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili në librin mesazheve shkroi: “Ylli i mirë… i dashur, fjalë pak e punë shumë”…

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303