Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka marrë dozën e tretë të vaksinës ditën e sotme. Me anë të një postimi në Instagram, Kim shkruan se ndihet shumë mirë pas bërjes së dozës së tretë, ndërkohë që ka falenderuar shkencëtarët që kanë krijuar vaksinat.
“Ndihem shkëlqyeshëm pas bërjes së dozës së tretë të vaksinës COVID sot. Faleminderit shkencëtarëve që krijuan vaksinat dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor që janë kujdesur për ne gjatë gjithë kohës,” shkruan Kim.

