Zbulohet arsyeja e rrëzimit të avionit rus

Rrufeja thuhet se ka qenë arsyeja e rrëzimit të aeroplanit në një aeroport të Moskës.

Pasagjerët dhe ekuipazhi në një aeroplan që u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Moskës, thonë se ishte goditur nga rrufeja para se të rrëzohej në pistë.

Lajmi se avioni ishte goditur nga rrufeja erdhi pasi të mbijetuarit thanë se si ata shpëtuan nga avioni Aeroflot që u shpërthye pas fluturimit në aeroportin Sheremetyevo të dielën.

41 prej 73 pasagjerëve dhe pesë pjesëtarë të ekuipazhit u vranë gjatë aksidentit.

Hetuesit që po hetojnë shkakun e rrëzimit të avionit nuk kanë bërë asnjë koment zyrtar për pretendimet që u godit nga rrufeja. Avionët modernë janë ndërtuar për t’i bërë ballë goditjeve të rrufeve, dhe transportuesi kombëtar rus ka thënë vetëm se aeroplani u kthye në aeroport për “arsye teknike”.

Megjithatë, pasagjerët thanë se aeroplani, i cili ishte duke shkuar për në qytetin verior rus të Murmansk, u godit menjëherë pas ngritjes.

Anëtarët e ekuipazhit thanë gjithashtu se ata humbën komunikimin me kontrollin e trafikut ajror për shkak të rrufesë./real-news.tv/