fbpx

Zbulohet fosili më i vjetër i pitonit në botë

36955994-9063029-The_newly_described_python_species_Messelopython_freyi_is_the_wo-a-2_1608200481838-e1608322221782.jpg

Shkencëtarët kanë zbuluar fosilet e një pitoni më të vjetër në botë në një gurore në Gjermani, i cili ka jetuar në Tokë rreth 47 milion vjet më parë. Mbetjet e kësaj specie të re, të quajtur Messelopython freyi, u zbuluan në Messel Pit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s pranë qytetit gjerman të Darmstadt.

Messelopython freyi është fosili më i vjetër i njohur i një pitoni në botë, thonë studiuesit.
“Origjina gjeografike e pitonëve ende nuk është e qartë. Zbulimi i kësaj specie të re në Gropën e Meselit është një hap i madh për të kuptuar historinë evolucionare të gjarpërinjve.”, tha Krister Smith, drejtues i Muzeut të Historisë Natyrore në Frankfurt.

“Analizat tona gjurmojnë historinë e tyre evolucionare në Evropë. Sipas gjetjeve tona, këta gjarpërinj ndodheshin tashmë në Evropë në epokën e Eocenit, mbi 47 milion vjet më parë.“, tha bashkëautori Dr Hussam Zaher në Universitetin e Soo Paulo, Brazil.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303