fbpx

Zbulohet harta më e vjetër në Evropë

Screenshot_12-5.png

Një gur i sapo zbuluar i Epokës së Bronzit mund të jetë harta më e vjetër tre-dimensionale në Evropë, thonë studiuesit. Pllaka, e zbuluar për herë të parë në 1900, u gjet përsëri në një bodrum brenda një kështjelle në Francë. Arkeologët që studiuan modelet e gdhendura në gurin 4.000-vjeçar besojnë se shënimet janë një hartë e një zone në Bretanjën perëndimore.

Sipas tyre, kjo gjë e bën pllakën, hartën më të vjetër 3D të një zonë të njohur në Evropë. Pjesa e shkëmbit, e njohur si Pllaka Saint-Bélec, besohet se daton nga epoka e hershme e bronzit, midis 1900 dhe 1650 pes. Ajo u zbulua për herë të parë në vitin 1900, gjatë gërmimeve në një vendvarrim prehistorik në Finistère.

Imazh bardh e zi i pllakës

Studiuesit thonë se dhëmbëzimet janë një paraqitje 3D e luginës së lumit Odet. Gjeo-lokacioni zbuloi që territori i përfaqësuar në pllakë mbart një saktësi prej 80% të një zone që rrethon lumin Odet 18 milje të gjatë. “Kjo është ndoshta harta më e vjetër e një territori që është identifikuar,” tha për BBC Clément Nicolas nga Universiteti Bournemouth

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303