Presidenti Ilir Meta është thërritur të paraqitet në Komisionin Hetimor që është ngritur ndaj tij, në datën 6 shtator.
Deri më tani nuk dihet ende qëndrimi që do të mbajë presidenti, nëse do të paraqitet apo jo në Komisionin që synon të hetojë punën e kryer nga kreu i shtetit, veçanërisht në shtyrjen e dekretit të datës së zgjedhjeve lokale, që u mbajtën në 30 Qershor.

