TË FUNDIT

Zelanda e Re do të ndryshojë ligjin e armëve pas sulmit në xhami

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacnda Ardern ka thënë se do të njoftojë ndryshime të hollësishme të ligjit të armëve brenda disa ditësh, pas sulmit me armë dy xhami ku mbetën të vdekur 50 persona.

Ardern tha se kabineti i saj kishte mbështetur ndryshimet e ligjit të armëve “në parim”.

Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, është akuzuar për vrasjen e 50 besimtarëve myslimanë në xhami.

Policia thotë se vrasësi ka përdorur armë të sulmeve ushtarake të modifikuara për t’i bërë ato më vdekjeprurëse – gjë që nuk është e paligjshme sipas legjislacionit aktual.

Nuk u dhanë detaje të veçanta nga kryeministrja në konferencën e saj të shtypit të hënën, por ajo tha se ligji i ri i armëve do të bëhet publik së shpejti.

“Kjo përfundimisht do të thotë që brenda 10 ditëve nga ky akt terrorist, ne do të kemi njoftuar reformat që do të besoj se do ta bëjnë komunitetin më të sigurt”, tha ajo./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat