Politikanë të lartë të partive qeverisëse të Gjermanisë kanë shprehur zemërimin për zgjedhjen e një neo-nazisti si kryetar i një qyteti në shtetin qendror të Hesse.
Stefan Jagsch i Partisë Demokratike Kombëtare të ekstremit të djathtë (NPD) u zgjodh njëzëri nga shtatë këshilltarë në Waldsiedlung.
Jagsch fitoi sepse asnjë rival nuk qëndroi kundër tij. Qyteti i vogël ka rreth 2.650 banorë.
NPD i ka mbijetuar përpjekjeve për ta ndaluar atë, por shihet si “anti-kushtetuese”.
Këshilltarët lokalë që përfaqësojnë Demokratët e Krishterë të Kancelares Angela Merkel (CDU), partnerin e saj qeverisës Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD) dhe Demokratët Liberalë të Lirë (FDP) të gjithë votuan për Jagsch.
Udhëheqësja e Demokristianëve, Annegret Kramp-Karrenbauer, kërkoi anulimin e zgjedhjeve.
Sekretari i saj i përgjithshëm, Paul Ziemiak, tha se “zgjedhja e një anëtari të një partie që ndjek synime antikushtetuese, është turp”.
Sekretari i përgjithshëm i Social-Demokratëve, Lars Klingbeil, tha se partia e tij ka qëndrim të qartë dhe se “nuk bashkëpunon me nazistët”.
Jagsch premtoi se “do të punojë për interesat e qytetit”./real-news.tv/

