Ka përfunduar pak më parë mbledhja e Partisë Demokratike dhe ka marrë vendimin të jetë pro zgjatjes së organeve të vettingut.
Burime bëjnë me dije se kreu i PD Lulzim Basha ka thënë gjatë mbledhjes se do të mbështesin hapat për luftën kundër korrupsionit dhe për drejtësi.
PD tashmë është pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut por duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës terriroriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore (gjë që ka Basha e ka deklaruar prej kohësh si prioritet). Këto janë dy reforma themelore për rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë si dhe rindarjen territoriale.
Mësohet se kryedemokrati ka thënë gjatë mbledhjes po ashtu se në fokus janë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke theksuar se duhen konsultime me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj për t’i garantuar.
Ndërsa lidhur me reformën territoriale Basha ka thënë se grupi i punës bashkë me deputetët do të nisin një tur konsultimesh në gjithë vendin, për një ndarje të drejtë administrative, për të fuqizuar pushtetin vendor dhe për të ofruar shërbime publike me cilësi të mirë.

