Presidenti Ilir Meta pasi zyrtarizoi 6 marsin si datën e zgjedhjeve, në një deklaratë për media tha se procesi i zgjedhjeve duhet të jetë shembullor.
“Procesi i zgjedhjeve duhet të jetë shembullor për të gjithë aktorët dhe qytetarët që do të marrin pjesë. Vota është forca e vërtetë e qytetarëve dhe nuk duhet humbur kurrë mundësia që qytetarët të zgjedhin kandidatët apo kanddaten më të mire”, tha Meta.
Është gati Opozita
Nuk dëshiroj të bëjë replika as serioze dhe as gazmore, është një moment i rëndësishëm për të rindërtuar, rivendosur e rehabilituar institucionin e votës së lirë në vend. Nuk janë zgjedhje kombëtare por është process që përfshin bashkitë më kryesore të vendit, shtrihet nga Thethi në Lushnje.
Për Partinë Demokratike? ç’na thoni për shmangien e PD?
Problemet me të cilat ndeshet vendi ynë ka të bëjë pikërisht me institucionin e votës së lirë, të votës së qytetarëve e brenda partive. I nxis të gjithë aktorët që t’i shërbejnë një procesi shembullor e të reflektojnë nga e shkuara. Muajt e ardhshëm do të çelim dhe negociatat dhe ky është një moment për të treguar nga të gjithë institucionet e qytetarët që kemi reflektuar. Nuk ka asnjë shamngie të asnjë force, as të PS-së, as të PD-së, as të LSI-së, as të PR-së e as të PBDNJ-së të asnjë partie që përfaqësohet në Kuvend apo që është pjesë e jona. Të favorizuar janë qytetarët që kanë mundësi të zgjedhin mes disa kandidatëve.
Vijon….

