TË FUNDIT

Zgjedhjet e 6 Marsit/ Kryeministri Rama ironizon LSI, PD e Bashës dhe Berishës, bën paralajmërimin ‘bombë’

Kryeministri Edi Rama është ndalur te zgjedhjet e 6 Marsit ku ka shprehur vendosmërinë për të fituar të 6 bashkitë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka ironizuar dhe LSI, PD-në e Bashës e PD-në e Berishës.

‘Të gjithë kundër të gjithëve për të provuar forcat mes të gjithëve. Dy parti Demokratike, njëra më e madhe se tjetra dhe një tjetër parti me e madhe se të dyja bashkë! 3 lider njëri grata, tjetri non grata, i treti të dyja bashkë edhe grata edhe non grata. 3 popuj pas tyre, populli i 11 dhjetorit, i 18 dhjetorit dhe i 2 marsit, ky treti i vërteti që merr jetë mes të parit dhe të dytit. Kjo është oferta për demokratët dhe për të gjithë ato që e quajnë veten pjesë të këtyre tre popujve, ndërkohë që populli është i qartë për çfarë sheh. Në emër të këtyre tre popujve do të thirren 6 fushata. Rraqe rraqe kiko sa gishta janë këtu. Teksa rraqet do të hidhen mbi njëra-tjetrën,d uke i kthyer 6 bashki në rraqe në duhet të shikojmë punën tonë derë më derë nëpër të gjitha lagjet e këtyre bashkive.’- tha Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat