Zgjedhjet në Spanjë, triumfojnë socialistët

Socialistët e udhëhequr nga kryeministri Pedro Sánchez kanë triumfuar në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, të tretat në katër vjet.

Partia e Sánchez ka marrë 29% të votave dhe do të ketë nevojë për ndihmën e të majtëve të Podemos dhe të partive rajonale, ose qendrës së djathë për të formuar qeverinë.

Për herë të parë që prej rrëzimit të diktaturës ushtarake, një parti e ekstremit të djathtë, Vox, do të hyjë në parlament.

Vox kundërshton multikulturalizmin, migrimin e pakufizuar, dhe atë që e quan “feminizëm radikal”.

Analistët thonë se mbështetja për Vox është nxitur nga zemërimi i përhapur në fushatën për pavarësinë e Katalunjës.

Në fjalimin e tij të fitores, Sánchez tha se sfida e madhe e qeverisë është të luftojë pabarazinë, të përparojë bashkëjetesën dhe të frenojë korrupsionin.

“E ardhmja ka fituar, e shkuara ka humbur”, tha ai për përkrahësit gjatë brohoritjes.  Gjatë kohës së tij në detyrë Sanchez ka ngritur pagën minimale, ka emëruar një kabinet të dominuar nga gra./real-news.tv/