Ditën e sotme demokratët e Kamzë do të zgjedhin kryetarin e ri të degës. Votimet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe pritet të vazhdojnë deri në përfundim të numrit të anëtarëve që dëshirojnë të votojnë. Pjesëmarrja në votime ka qenë masive, ku me dhjetëra qytetarë presin në radhë për të hedhur votën e tyre.
Në Kamzë kandidojnë 4 kandidatë: Arjan Hoxha, Artan Kukeli, Enver Muça dhe Qemal Çejku.
Gjatë një interviste për mediat, kryetari i komanduar Gjovalin Pali është shprehur se procesi po ecën mjaft mirë dhe ka edhe një pjesëmarrje masive.
‘Proces i qetë me një pjesëmarrje masive, si kurrë ndonjëherë. Edhe kandidatët kanë bërë një fushatë mjaft të mirë dhe përbashkuese. Problemi i vetëm ka qenë listat, pasi rreth 1 mijë anëtarë të rinj që ishin bërë pjesë e PD-së në zgjedhjet e fundit, nuk kishin emrat, por edhe ky problem u zgjidh.
Nuk kemi pasur probleme dhe kemi qenë një nga degët më të mira përbashkuese dhe pritet që të nxjerrim një kandidat për të gjithë demokratët. Ne jemi gati për çdo fushatë, jo vetëm ato lokale, por edhe ato të përgjithshme’, – tha Gjovalin Pali.

