Zgjedhjet vendore/ Basha në kërkim të aleatëve

basha-selia-PD.jpg

Partia Demokratike synon që drejt zgjedhjeve vendore të dalë me kandidatë të përbashkët me partitë aleate opozitare, përfshirë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Marrëveshja synohet të arrihet para protestës së 16 shkurtit, transmeton Ora News.

“Deklarojmë se kemi vendosur daljen në një koalicion të bashkuar opozitar në zgjedhjet e ardhshme në vend. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një qeverie transitore, me mandat të posaçëm për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri; realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit; si dhe eliminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje”.

Diskutimet për atë që e quan platformë bashkëpunimi, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur ti bëjë kokë më kokë, ndërsa paraditen e së hënës në zyrë ka pritur kreun e Republikanëve, Fatmir Mediun./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303