Zhduket në rrethana misterioze një i ri në Vlorë, dyshimet dhe emrat

auto_vlore_policia_6331566220625-1.jpg

Policia ka dhënë sot detaje në lidhje me një ngjarjë të rëndë të ndodhru në Vlorë, me protagonistë persona me lidhje gjaku me njëri-tjetrin. Më datë 16 shtator 2019 ka humbur kontaktet me familjen shtetasi Fatjon Myrtaj 29 vjeç.

Tre ditë më vonë, në Policinë e Fierit, ka bërë kallëzim vëllai i të zhdukurit duke thënë se 29-vjeçari është rrëmbyer në qytetin e Vlorës nga Perlat Myrtaj 47 vjeç dhe Ladjon Myrtaj 26 vjeç.

Pas kallëzimit, policia ka vënë në pranga dy të dyshuarit. Për të zhdukurin nuk ka ende asnjë informacion për vendndodhjen apo fatin e tij.

I arrestuari Perlat Myrtaj e ka djalë xhaxhai Fatjonin.

 

scroll to top