Zinedine Zidane rikthehet te Reali

zidane.jpg

Zinedine Zidan është zyrtarisht trajneri i ri i Real Madridit.

Njoftimin e ka bërë vetë klubi madrilen në faqen e tij zyrtare, ndërsa ka konfirmuar nënshkrimin e kontratës dypalëshe deri më 30 qershor të vitit 2022.

Zidan do të nisë nga puna që ditën e nesërme, duke zëvendësuar në detyrë argjentinasin Santiago Solari.

Zinedine Zidane ka bërë një kthim të papritur tek Real Madridi më pak se një vit pasi i la gjigandët spanjollë në prag të sukseseve të madhe evropiane.

Francezi 46 vjeçar udhëhoqi Realin në tre trofe të njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve gjatë magjisë së tij të parë në Bernabeu, por më pas u largua në maj 2018./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303