fbpx

Zjarr në një banesë në Gjirokastër

66118CF2-E8DA-4A95-BEBD-301F45C9A06F.jpeg

Një banesë në lagjen Palorto të Gjirokastrës ka rënë zjarr. Për pasojë është djegur një dhomë ndërsa kanë mundur të shpëtojnë anëtarët e familjes.

Ngjara ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në banesën e Gaqe Gumit, në pjesën e poshtme të Palortosë. Shkak për nisjen e zjarri është bërë soba e drurit ndërsa flakët janë përhapur në të gjithë dhomën ku po ngroheshin pjesëtarët e tjerë të familjes Gumi.

Tubat e sobës janë nxehur dhe oxhaku ka marrë flakë duke përcjellë zjarrin tek orenditë e tjera të dhomës.

Për pasojë janë djegur divanët, televizori dhe orendi të tjera që ndodheshin në dhomën ku ishte e vendosur soba. Zjarrfikësit kanë mundur të lokalizojnë flakët duke mos i lejuar të përparojnë në dhomat e tjera të shtëpisë dykatëshe.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303