Një shkollë e mesme është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Lezhës. Mësohet se flakët kanë djegur shtyllat elektrike, por gjithashtu edhe shumë shkurre të cilat ishin përreth.
Policia menjëherë ka mbërritur në vendndodhje për të zbardhur ngjarjen. Gjithashtu, edhe zjarrfikësit janë nisur për të shuar flakët.
Nga detajet dhe dyshimet e para raportohet se zjarri është i qëllimshëm. Shumë shtëpi dhe biznese pranë shkollës janë rrezikuar nga flakët e përhapura./real-news.tv

