Kryeministri Edi Rama priti në një ceremoni mirëseardhje në Pallatin e Brigadave, homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili në këtë vizitë shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev po zhvillon sot një vizitë zyrtare në vendin tonë. Pas takimit të dy delegacioneve, dy kryeministrat, Rama dhe Zaev do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Zoran Zaev në Shqipëri, Rama e pret me ceremoni zyrtare

MINUTË PAS MINUTE
-
15:54 Jeni ‘gërmadha’ e opozitës që ra/ Rama sulmon ashpër deputetët e opozitës në Kuvend
Teksa mbante fjalën e tij në seancë plenare, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të sulmojë ashpër deputetët e opozitës së re. Ai i ka krahasuar ata me ‘gërmadha’ por jo si ata që lë tërmeti por gërmadha që la opozita e kaluar. “Po pati mundësi këto muhabetet e rrugës i lini jashtë këtij vendi. Mos hajdeni këtu edhe të na bëni si më të zotë se ata. Se nuk jeni më të zotë se ata. Shumica prej jush nuk dinë të flasin. Shumica prej jush kanë problem me vendosjen e kallëzuesit në vendin e duhur. Ju jeni pasojat e tërmetit […]
-
15:47 Aktorja konfirmon fejesën dhe unaza e diamantit flet vetë
Aktorja e njohur Emma Stone i ka thënë “PO” propozimit të partnerit të saj Dave McCary. Emma dhe Dave përflitet se kanë nisur romancën e dashurisë rreth dy vite më parë por kurrë nuk e pranuan publikisht historinë e tyre. Mësohet se partneri i ka propozuar aktores me një unazë diamanti të cilën ata ia kanë treguar publikut në një foto ku çifti rrëzëllen nga lumturia. Emma dhe Dave u takuan për herë të parë në vitin 2016, kur Stone u shfaq në Saturday Night Live, ku punon skenaristi dhe regjisori amerikan.
-
15:44 Dhoma e Përfaqësuesve do të procedojë me mocionin e mosbesimit kundër presidentit amerikan
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi, njoftoi se do të procedojë me mocionin e mosbesimit kundër Presidentit Donald Trump. Pelosi njoftoi para pak minutash se ajo i kërkoi Kryesuesit të Komisionit për Drejtësi të Dhomës së Përfaqësuesve Jerry Nadler, që të procedojë me artikujt e mocionit të mosbesimit. “Njëri nga themeluesit, Guvernatori Morris, kishte frikë se një president mund të korruptohej për interesa të mëdha duke tradhtuar besimin e tij. Ai theksoi që ky magjistrat nuk është mbret. Populli është mbreti. Ata, pra, krijuan një ilaç kushtetues për të mbrojtur kundër një udhëheqësi […]
-
15:31 Nuk është më Arta Marku, zgjidhet Prokurori i ri i Përgjithshëm
Olsjan Çela është prokurori i ri i Përgjithshëm. Ai u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë me votat pro të 101 deputetëve. Marku 11 pro 22 kundër 78 abstenim, 2 nuk kanë marrë në votim. Olsjan Çela ishte kandidati i parë i radhitur në listë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, e dyta Arta Marku, kryeprokurore e përkohshme. Marku mori 11 vota pro, 22 kundër 78 abstenim, ndërsa dy deputetë nuk morën pjesë në votim. Ndërkohë kandidatja e tretë Fatjona Memçaj, mori vetëm 8 vota pro, 16 kundër ndërsa 78 deputetë abstenuan.
-
15:14 U kap mat me kolegen e tij, Justin Timberlake i kërkon falje gruas publikisht
Pak ditë më parë, Justin Timberlake u bë pjesë e mediave për shkak të një fotoje që po qarkullonte, ku ai dukej i kapur për dore me kolegen e tij, Alisha Wainwright. Ai ka reaguar së fundmi, duke sqaruar se ka qenë mjaft i pirë atë natë. “Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme dhe familjes që i vura në një situatë kaq të sikletshme. Jam i fokusuar në të qenurit bashkëshorti dhe babai më i mirë që mund të jem”, është shprehur Justin. Me këtë deklaratë, ai ka treguar […]
-
15:05 Hetimi i Demokratëve/ Trump: Miratojeni shkarkimin tim
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nxitur Demokratët që ta bëjnë hetimin për shkarkim “ sa më shpejt”. Në një postim në Twitter, Trump foli kundër hetimit për shkarkim të udhëhequr në Dhomën e Përfaqësuesve, duke pretenduar se një gjykim në Senat do të ishte shumë më “i drejtë” për të. “Demokratët Asgjë-Bërës kishin një ditë të keqe historike në Kongres,” shkroi presidenti këtë mëngjes. “Ata nuk e kanë rastin për hetimin për shkarkim dhe po e poshtërojnë vendin tonë. Por, asgjë s’ka rëndësi për ta, kanë luajtur mendsh.”
-
14:56 Rama paralajmëron reformë: Lloj lloj sharlatanë që shfaqen si sizmologë apo…
Kryeministri Edi Rama duke sjellë shembullin e SHBA, paralajmëroi ndryshime ligjore që në rastet e fatkeqësive natyrore siç tha ai të mos ketë “sharlatanë që bëjnë sizmologun e prokurorin”. “Dëgjova që flitej për Japoni e OECD e për…në fakt meqë jemi në një situatë të jashtëzakonshem dua të ndaj me ju nevojën që në kuadrin e adresimit të problemeve të konstatuara, të marrim edhe shembullin e Japonisë, Amerikës, Izraelit që kur ndodhin fatkeqësi të ketyrte përmasave jua mbuyllin gojën të gjithë atyre që s’kanë ç’a thonë, jua mbyllin me ligj e nuk u jepet mundësia lloj lloj të corodisin e […]
-
14:53 Kryemadhi: Plotësimi i kushteve të Bundestagut është në dorë të mazhorancës
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë në Bruksel për gazetaren Erisa Zyka, tha se ajo çfarë është në dorë të opozitës, do të ecë përpara si opozitë. “Por pjesa më e madhe dhe kushtet e Bundestagut si kushtet kryesore janë shumica në dorë të mazhorancës, të kryeministrit dhe të PS. Megjithatë ajo çfarë kemi kuptuar dhe çfarë kemi kuptuar në të gjitha takimet, është që komisioneri e kupton shumë mirë që ka pasur një lloj disbalance, tjetër gjë vinte nga komisioni dhe tjetër gjë vinte nga vendet anëtare. Pra një mbivendosje të informacioneve. E rëndësishme është që ka […]
-
14:43 Sa herë duhet t’i lani flokët në dimër dhe si ndikon moti i ftohtë tek to?
Nëse ka pjesë të trupit që moti e ndikon menjëherë, pa dyshim që janë flokët. Nuk ka shumë rëndësi nëse keni flokë të gjatë apo të shkurtër, ndryshimet e temperaturave do ti bëjnë të duken dhe ndihen ndryshe në çdo stinë.Vera i këput dhe i than shpejt, ndërsa dimri i bën më të lagësht e të elektrizuar. Gjithsesi ndërmjet stinëve, procesi që kryeni gjithnjë është larja dhe kujdesi i vazhdueshëm për to. Pikërisht tek larja mund të jetë edhe çelësi i mbajtjes së flokëve sa më të shëndetëshëm e të balancuar në çdo kohë. E meqë jemi në stinën e […]
-
14:42 “Kërcënoi Agron Tufën”. Gazetari kërkon arrestimin e Spartak Brahos
Gazetari dhe publicisti, Emin Azemi ka reaguar shumë ashpër ndaj kanosjes me jetë që Spartak Braho ka bërë publikisht ndaj shkrimtarit Agron Tufa. Ja çfarë shkruan Emin Azemi: Spartak Braho guxon të kërcënojë Agron Tufën edhe në Zvicër “Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet…” Spartak Braho (Gazeta “Dita”, 4 dhjetor 2019) Ky që kërcënon kaq hapur shkrimtarin Agron Tufa, duhet dikush ta arrestojë që sot. Nuk e paskemi ditur që fantazmat e tillë janë ende të lira […]
-
14:41 Propozimi i Macron për të ndihmuar Shqipërinë të përballojë pasojat e tërmetit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka propozuar organizimin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë të përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të muajit nëntor. “Na duhet një konferencë solidariteti për Shqipërinë’, tha kreu i Elizesë pas samitit të NATO-s në Watford. Sipas tij, konferenca që do të organizohej nga Franca do të ndihmonte në mobilizimin e partnerëve publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin pas tërmetit me magnitudë 6.4, i cili i mori jetën 51 personave dhe la mijëra vetë të pastrehë.
-
14:41 Tërmeti/ Luan Rama, thirrje të forta Prokurorisë: Ku i keni hetimet?
Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama i ka drejtuar disa pyetje sërish sot Prokurorisë duke i kërkuar informacione mbi hetimet pas tërmetit të 21 shtatorit, që e cilëson paralajmërimi i natyrës për tërmetin e 26 nëntorit. Në një deklaratë për media nga selia e LSI-së, Luan Rama tha se Shqipëria prej shtatorit deri tani është goditur nga tërmete të cilat kanë nxjerrë zbuluar mungesën e eficencës, mungesën e përgjegjësisë dhe mungesën e veprimeve korrekte për të mbrojtur e garantuar jetën e qytetarëve. Duke iu drejtuar prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, ai i kërkon të informojë publikun për gjithçka të bërë në […]
-
14:34 Genc Pollo ngre dyshime ndaj qeverisë: A gënjeu me shifrat?
Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me takimin që Presidenti Amerikan Donald Trump me vendet anëtare të NATO-s që kanë plotësuar objektivin e shpenzimeve 2% të PBB për mbrojtjen. Referuar deklaratës së kryeministrit, se e ka plotësuar këtë shifër, Pollo shkruan se Presidenti Trump nuk e ka ftuar Ramën, në këtë mbledhje, ndërsa shtron pyetjen: A ka gënjyer qeveria me shfrat? Apo tjetër arsye?
-
14:27 Surprizë/ Në skenën e “Kënga Magjike“, ngjitet një e ftuar shumë e vecantë!
Në skenën e festivalit “ Kënga Magjike“, është ngjitur një e ftuar mjaft e vecantë: këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Anna Oxa ishte e “vendosur“ të elektrizonte sallën me një prej hiteve më të njohura të saj, duke treguar se nuk e ka të vështirë të rrëmbeje zemrat e publikut, ashtu sic ka bërë gjithmonë, në fund të fundit. View this post on Instagram @annaoxa_oxarte @kengamagjikeofficial #KengaMagjike #TvKlan www.tvklan.al A post shared by TV KLAN (@rtvklan) on Dec 4, 2019 at 1:16pm PST Ka një risi festivali sivjet: paratë që do të fitohen prej tij, do të shkojnë në […]
-
14:26 “Si nuk u shembën muret këtu, po nuk bie…”, Lefter Maliqi shumë i ashpër në Parlament
Me tone të forta, deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë ‘Rama’ në lidhje me fatkeqësinë natyrore me të cilën po përballet vendi pas tërmetit të 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish. Nga foltorja e Kuvendit Maliqi i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve, SPAK-ut dhe BKH-së që të hetojnë lidhur me pasojat që shkaktoi tërmeti si dhe pasurinë e ministrave dhe ish-ministrave, ndërsa pohoi se kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen. Po ashtu ai tha se ndjen keqardhje që tërmeti mori jetë të pafajshme njerëzisht dhe nuk ra ndonjë mur në Kuvendin e […]
-
14:24 Rusia dëbon një diplomat bullgar
Moska njoftoi se po dëbon një diplomat bullgar, pesë javë pasi Sofja i refuzoi vizën një atasheu rus. Tensionet diplomatike mes dy vendeve po ndodhin pas një skandali të spiunimit. Autoritetet ruse e njoftuan ambasadorin e Bullgarisë në Moskë, Atanas Krastin, se diplomati duhet të largohet nga Rusia brenda 24 orëve të ardhshme, duke përmendur “parimin e reciprocitetit”, tha ministria e Jashtme bullgare përmes një deklarate më 5 dhjetor. Mediat ruse cituan burime, të cilat konfirmuan se qeveria e kishte shpallur një zyrtar të paemërtuar të ambasadës bullgare si “person i padëshiruar”. Masa vjen pasi Bullgaria, më 30 tetor, tha […]
-
14:24 Franca e paralizuar nga protestat më të mëdha në vite
Një grevë mbarëkombëtare ka mbyllur shkollat dhe transportin publik në të gjithë Francën. Punëtorët janë të zemëruar nga reforma e qeverisë për pensione të zvogëluara. Greva më e madhe mbarëkombëtare në Francë në vite nisi nga sindikatat e pakënaqura me planet e presidentit Emmanuel Macron për një sistem universal të bazuar në pikat e pensioneve. Sindikatat, partitë opozitare dhe jelekverdhët pritet të përballen ashpër sot me qeverinë për një projektligj mbi reformën e pensioneve, një nga premtimet kryesore të presidentit, Emmanuel Macron. Në origjinë të këtij mobilizimi qëndron një sistem universal i ardhshëm i pensioneve me pikë, që supozohet të […]
-
14:18 Bilanci post-tërmet: 1183 banesa të shembura dhe mbi 6 mijë shtëpi e pallate të dëmtuara rëndë
Zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë një bilanc të të gjitha dëmeve që janë konstatuar në total nga inspektimet deri mesditën e sotme në Tiranë, Durrës, Lezhë, Lac dhe Krujë. SHIFRAT dhe DEMET deri në 5 Dhjetor ora 13:30 Vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës, bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë. QENDRA DISPEÇER Deri në orën 11:15 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 399 (Tiranë […]
-
14:06 Balla në Kuvend, i prerë: Miratoni aktet e qeverisë për të prekurit e tërmetit, boll u morët me…
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla foli mbi përpjekjet e qeverisë për të menaxhuar situatën dhe për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti tragjik. Balla kërkoi që opozita të mos merret me PPP, që edhe ato kanë një përfitim sipas tij, por të angazhohet të ndihmojë shqiptarët. dhe kuvendi të miratojë sot aktin normativ të qeverisë mbi buxhetin. ‘Tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë e që fatkeqësisht u shoqërua me një bilanc tragjik, kishim viktima. Dhe qeveria nuk po rri. Për ata që ende nuk e dinë, 29 të lënduar […]
-
14:00 Gjuzi i prekur nga tërmeti: Rroga ime këtë muaj do shkojë për…
Deputeti Kujtim Gjuzi ka deklaruar se rrogën e muajit Dhjetor nuk do ta tërheqë por do ta çojë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. ‘Ishte tërmet natyror apo artificial. Bllokimi i vijës bregdetare nga betoni fillon kur Ilir Meta ishte kryeministër i vendit. Një muaj më parë kam thënë nga Lalëzi se pse vazhdoni të betonizoni. Unë jam 60 vjeç, kryeministri 55. Kur vdesin njerëz mbajm zi. Ju vjen për të qeshur se nuk ju ka vdekur njeri në shtëpi se i keni vilat këtej nga kodrat. Atë natë kam qenë në zyrë, por kam dalë edhe në […]