Zv/ministri kapet me këmbët përpjetë mbi makinën zyrtare, dalin fotot

Zëvendës ministri i Bujqësisë në Kosovë, Shukri Maxhuni, u fotografua teksa udhëtonte me një prej makinave zyrtare dhe kishte ngritur këmbët në pjesën e kroskotit të automjetit.

Në lidhje me këtë ngjarje, Maxhuni ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për keqpërdorim të automjetit të shtetit, por për një problem shëndetësor.

Ai sqaron se fotoja është bërë pas një dite të lodhshme që ai ka kaluar në fakultet dhe ka qenë duke u kthyer në zyrë.

Zëvendës-ministri tha se ishte shëndeti që e detyroi të shtrihej në veturën zyrtare.

“S’ka të bëj me ndonjë fodollak a keqpërdorim po për shkaqe shëndetësore se e dinë të gjithë që kam probleme me këmbën më është dashtë me shtri ka qenë një moment 15 minuta… dhe e ka kap dikush”.