fbpx

Zvicra do t’i ofrojë 105 milionë franga Shqipërisë

zvicra.png

Zvicra do t’i ofrojë Shqipërisë 105 milionë franga. Kjo shumë do të dhurohet  për përmirësimin e klimës së biznesit dhe reformat për shtetin ligjor. Fondacioni mundësohet përmes Programit të Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri për periudhën 2022-2025.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj; Ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Adrian Maitre; Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane, Patricia Danzi; Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ministra të qeverisë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore ishin prezent kur u prezantua programi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303